
Skena tejet shqetësuese janë regjistruar në stadiumin “Dubocica” të Leskovacit gjatë ndeshjes Serbi–Shqipëri për eliminatoret e Kupës së Botës.
Menjëherë pas golit të avantazhit të shënuar nga Rey Manaj, një pjesë e tifozëve serbë shpërthyen në thirrje skandaloze dhe raciste:
“Vrite, vrite shqiptarin!”
Këto skena të rënda kanë ndezur rrjetet sociale dhe kanë provokuar indinjatë të madhe në opinionin publik.
Por tensioni nuk u ndal me kaq.
Në tribuna u shfaq edhe një banderolë provokuese, ku harta e Kosovës ishte mbuluar me flamurin serb – një akt që bie drejtpërdrejt ndesh me rregullat e UEFA-s dhe pritet të sjellë sanksione serioze ndaj Federatës Serbe të Futbollit.
Atmosfera në stadium është përshkruar si jashtëzakonisht e tensionuar, ndërsa forcat e sigurisë janë vendosur në gatishmëri të lartë për të parandaluar incidente të dhunshme.
Pavarësisht presionit, Shqipëria ka hyrë në pjesën e dytë në avantazh, duke synuar të mbrojë një fitore historike në tokën serbe, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
