LAJME / E Martë 31 Mars 2026, 18:06

SKANDAL/ One Albania rrit sërish tarifat celulare, mesazhi: Shkak inflacioni

Operatori One Albania ka vendosur që të rrisë çmimet për abonentët e saj duke nisur nga 1 maji.

Vendimi për rritjen e tarifave u është njoftuar ditën e djeshme qytetarëve me anë të një mesazhi drejtuar tyre, por pa asnjë shpjegim për arsyet e rritjes së tarifave.

Rritja e çmimeve do të jetë deri në masën 2.2%, sipas normës së inflacionit mesatar vjetor të publikuar nga INSTAT

për vitin 2025. Por e vërteta qëndron që çmimi i naftës apo i produkteve të tjera që janë rritur për shkak të luftës në Iran, nuk kanë asnjë lidhje me çmimin e frekuencave telefonike.

I nderuar Pajtimtar! ONE Albania ju njofton se me efekt nga data 1 Maj 2026, do te pershtase tarifat per sherbimet celulare bazuar ne ndryshimin mesatar vjetor te indeksit te cmimeve te konsumit (ICK) te publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT), ne nivelin jo me shume se 2.2% mbi tarifen standarde te planit Tuaj tarifor. Kjo pershtatje kryhet ne perputhje me kushtet e kontrates se pajtimit. Ju mund te gjeni ne kete link https://rb.gy/uh8ixt tarifen e perditesuar te planit tuaj tarifor. Per me shume info, ju lutem kontaktoni 123. Faleminderit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE