LAJME / E Mërkurë 20 Gusht 2025, 18:06

Skandal në Rusi me Dakun, sulmuesi i Kombëtares sulmohet nga tifozët rus

Në Rusi plas skan dali. Mirlind Daku sulmohet nga tifozët e Zenitit. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg gjatë raundit të dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë.

“Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i RFU-së do të shqyrtojë episodin me thirrje ofenduese nga tifozët e Zenitit të Shën Petersburgut, drejtuar sulmuesit të Rubin të Kazanit, Mirlind Daku”, tha për “RIA Novosti” kreu i komitetit, Artur Grigoryants. Incidenti ndodhi më 12 gusht në Shën Petersburg, në raundin e dytë të fazës së grupeve të Kupës së Rusisë “RPL”, në të cilën Zeniti mposhti Rubinin 3-0.

Mirlind Daku, sulmuesi i ekipit të Kazanit, shënoi një gol, por ai u anulua pas ndërhyrjes së VARit. Në verë, Zeniti tregoi interes për transferimin e sulmuesit shqiptar, por marrëveshja nuk u realizua dhe Rubin ia zgjati kontratën futbollistit 27- vjeçar. “Në ndeshjen ZenitRubin do të shqyrtojmë brohoritjet masive të përsëritura me shprehje fyese nga tifozët e ekipit vendas, drejtuar sulmuesit të ekipit mik, Mirlind Daku”, tha Artur Grigoryants. Mbledhja do të zhvillohet më 20 gusht.

A po mendon Daku për Fiorentinën?

Duke folur për heronjtë e ndeshjes së fundit të Rubin Kazanit, për herë të parë pas një kohe të gjatë, Daku nuk ishte në qendër të vëmendjes. Ai e mbylli ndeshjen pa rezultat konkret. Shqiptari tashmë i ka mësuar të gjithëve se ose shënon, ose jep një asist në çdo ndeshje. Dhe media po flet aktivisht për interesin e Fiorentinës për shqiptarin. Këtë herë, dy gjuajtje, një pozicion jashtë loje, katër duele të fituara në luftën për pozicion nga 14 të tilla.

Para ndeshjes, Alba (trajneri kundërshtar) tha se u dha rekomandime mbrojtësve se si ta ndalonin Dakun. Pas ndeshjes, mund të themi se udhëzimet e tij funksionuan. Daku nuk shënoi. “Çfarë rekomandimesh? Mos e lini Dakun të luajë një me një dhe në momentin e presionit, kur topi shkoi në krah. Ne luajtëm me kujdes. Jam i lumtur për vijën mbrojtëse”, tha trajneri i Rostovit. Për të qenë i drejtë, duhet thënë se Daku u hap në zona, por nuk mori pasime të sakta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE