LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 19:07

Skandal: Kamera të fshehura u gjetën në dhomat e zhveshjes. U filmuan më shumë se 30 gra!

Një skandal i rëndë ka tronditur futbollin austriak. Një gjykatë në Austri ka dënuar me shtatë muaj burg dhe me 1,200 euro gjobë një ish-zyrtar të klubit SCR Altach, i shpallur fajtor për filmime dhe fotografi të fshehta në ambientet e zhveshjes, palestrës dhe dusheve të ekipit të femrave.

Sipas prokurorisë, në materialet e sekuestruara janë identifikuar rreth 30 lojtare. I dënuari është urdhëruar gjithashtu të paguajë 625 euro dëmshpërblim për secilën viktimë. Rasti ka shkaktuar reagime të forta publike. Futbollistja Eleni Rittmann, e cila aktualisht luan për Thonon Évian Grand Genève FC në Francë dhe më parë ka qenë pjesë e Altach, e cilësoi dënimin si të papërshtatshëm.

Në një reagim publik në rrjetet sociale, ajo theksoi se autori ishte një arbitër i nivelit të lartë në Zvicër dhe njëkohësisht zyrtar i klubit, duke shtuar se disa prej lojtareve ishin të mitura në kohën kur ndodhën ngjarjet. Rittmann ngriti pikëpyetje nëse një dënim i tillë përbën një paralajmërim të mjaftueshëm, duke theksuar se rasti ka cenuar rëndë ndjenjën e sigurisë dhe privatësisë së sportisteve.

I dënuari kishte punuar për klubin nga viti 2020 deri në 2025. Ndërkohë, sipas raportimeve, prokurori ka kërkuar kohë shtesë për të shqyrtuar mundësinë e apelimit të vendimit, çka do të thotë se çështja mund të mos jetë mbyllur ende përfundimisht, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE