
Pas reagimit për A2 CNN nga zëdhënësi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka ardhur një tjetër kundërpërgjigje nga deputeti demokrat Belind Këlliçi, në lidhje me mesazhet e publikuara, ku pretendohet se ministri i ka quajtur shqiptarët “idiotë”.
Në një postim në Facebook, Këlliçi shprehet se incidenti nuk mund të mbyllet me justifikime apo me fshirje mesazhesh, duke e cilësuar atë si një shkelje të rëndë të etikës.
Ai gjithashtu ka publikuar foto të bisedave (screenshot-e), ndërsa shton se mesazhi në fjalë është fshirë më pas nga ministri.
Ai akuzon Hoxhën se ka fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut në komunikimet e tij, ndërsa shton se përpjekjet për ta mohuar nuk e zbehin situatën.
Ferit, nuk kalohet ky incident i rëndë, kjo shkelje e paprecedentë e etikës duke fshirë mesazhin, ku ke fyer shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe duke genjyer me zëdhënës për media.
Gjurmët e tua janë aty, tek grupi “Ambasadorët”.
Jo vetëm e ke bërë atë koment poshtërues, por tani ke nisur gjuetinë e shtrigave për të gjetur personin që nxori mesazhin.
Nuk e mbulon dot skandalin me mashtrim.
Jep dorëheqjen, është e vetmja mënyrë që të shpëtosh dinjitetin e Institucionit që drejton dhe të korrigjosh dëmin që ke shkaktuar në diplomacinë e Shqipërisë.
Çdo orë, çdo ditë më shumë e jotja në krye të Ministrisë së Jashtme është një turp për të gjithë ne. (A2 Televizion) do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
