
Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme kanë rikthyer në qendër të vëmendjes një nga strategjitë më të frikshme dhe të sofistikuara detare: përdorimin e skafeve të shpejta për vendosjen e minave magnetike
. Sipas analizave të ekspertëve të sigurisë, Irani ka investuar prej vitesh në atë që njihet si “Flota e Mushkonjave” – një taktikë që mbështetet në mjete të vogla, të shpejta dhe të vështira për t’u zbuluar, të afta për të goditur objektiva shumë më të mëdhenj dhe më të fuqishëm.
Kolonel Dritan Demiraj ka hedhur dritë mbi mënyrën se si funksionon kjo flotë, duke shpjeguar se skafet e vogla përdoren për të afruar në heshtje pranë anijeve armike dhe për të vendosur mina magnetike që ngjiten në trupin e tyre.
Këto mjete shpesh operojnë në grup, duke krijuar një presion të vazhdueshëm dhe duke e bërë jashtëzakonisht të vështirë reagimin në kohë nga flotat tradicionale.
Kjo strategji, sipas tij, nuk synon përballjen direkte, por lodhjen dhe destabilizimin e kundërshtarit përmes goditjeve të shpejta dhe të paparashikueshme. Në një rajon ku çdo incident mund të përshkallëzohet në konflikt të hapur, përdorimi i këtyre taktikave e bën situatën edhe më të ndërlikuar dhe më të rrezikshme se kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
