LAJME / E Diel 23 Nëntor 2025, 23:11

“S’ka kompromis!”/ Rama e thotë troç: Objektivi im është…

Kryeministri Edi Rama deklaroi se momenti i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian do të jetë i vetmi rast kur ai do të ndihet plotësisht i kënaqur, një ngjarje të cilën e cilësoi si epokale, historike dhe të jashtëzakonshme.

Rama u shpreh se natyra e tij është të mos jetë kurrë plotësisht i kënaqur me punën apo rezultatet që arrin.

Vuaj nga pakënaqësia. Ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë këtë gjë. Ata që më shikojnë nga larg nuk e besojnë fare. Perceptimi në distancë është i ndryshëm nga çfarë jam realisht. Nëse dukem si dikush që mendon se i di të gjitha, në fakt unë vuaj nga pakënaqësia” tha Rama.

Ai shtoi se është kritik ndaj vetes dhe gjithmonë mendon se mund të kishte bërë më mirë.

Jam i pakënaqur me çdo gjë që bëj. I shoh me një ndjenjë pakënaqësie ndaj vetes, sepse mendoj se mund t’i kisha realizuar më mirë” theksoi Kryeministri.

Rama foli edhe për qëndrimet e tij të forta në debate, por tha se me kalimin e kohës ka zhvilluar mekanizma për të rikonsideruar situatat.

Jam shumë i vështirë në debat, sepse mbroj me forcë bindjet e mia. Por jam i hapur për të kuptuar se ku mund të bëj më mirë, apo ku mbase tjetri ka të drejtë dhe unë jo. Edhe pse nuk e tregoj,” tha Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE