LAJME / E Hënë 1 Dhjetor 2025, 09:09

“Si është Gjesti?”/ Ish banorja e BBV zbulon se ka kontakt me këngëtarin: Uroj që shumë shpejt...

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli, ka vendosur që të bëjë një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj në “Instagram”.

Fansat kanë qenë mjaft kuriozë dhe i kanë bërë pyetje të ndryshme.

E sigurisht, nuk mund të mungonin pyetjet rreth ish-banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, me të cilët Valbona pati rrugëtimin e saj në reality show.

“A ke kontakt me Gjestin? Si është? A ke biseduar me të?”, ishte një nga pyetjet që fansat i kanë bërë gazetares.

Valbona ka treguar se ka kontakt me fituesin e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, si dhe uroi që ai të rikthehet sa më shpejt me projektet e tij.

“Po! Uroj që shumë shpejt të rikthehet te të gjithë ju me projektet e tij!”, është përgjigjur Mhilli në një postim në “Instastory”.

Kujtojmë se Gjesti prej disa kohësh është larg vëmendjes së publikut, pasi i ndërroi jetë vëllai në një moshë shumë të re, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE