LAJME / E Hënë 24 Nëntor 2025, 16:04

Si do të mbyllet muaji nëntor? Meteorologia jep detaje: Ja kur do të largohen rrebeshet

Pas disa ditësh me rreshje intensive shiu që shkaktuan përmbytje të mëdha në vendin tonë, këtë të hënë meteorologia Lajda Porja bëri parashikimin e motit për këtë javë.

Sipas saj, pas ditëve me shi, dita e sotme me diell do të jetë kryesisht e përkohshme, duke ndihmuar zonat e përmbytura dhe duke ulur nivelin e lumenjve, megjithëse situata është kalimtare, sepse gjatë natës së sotme do të nisin sërish reshjet.

Reshjet do të nisin mbrëmjen e sotme dhe do të vijojnë edhe gjatë ditës së martë, ku në fillim të paradites do të jenë me intensitet të ulët, me rrebeshe të izoluara. Ndërsa pjesa e dytë e ditës së martë dhe e mërkura do të sjellë reshje me intensitet mesatar, lokalisht intensive”, u shpreh ajo.

Meteorologia theksoi se reshjet do të vijojnë të martën, të mërkurën dhe të enjten, duke sjellë më shumë problematika në jug dhe juglindje të vendit, kryesisht në qytete si Vlora, Saranda, Gjirokastra dhe gjithë qarku i Korçës.

Për sa i përket pjesës tjetër të territorit, Shkodra dhe Lezha do të kenë reshje gjatë këtyre ditëve. Zonat më qendrore do të kenë më pak reshje dhe nuk do të paraqesin probleme, përveç ndonjë lagjeje të caktuar në qytetin e Durrësit. Rrezikohet sërish jugu dhe juglindja për këto ditë. Dita e premte dhe fundjava, meqënëse do të jenë të paqëndrueshme, do të sjellin reshje me një rënie të intensitetit të tyre”, tha Porja.

Ndërkohë, parashikohet që reshjet e borës të jenë prezente gjatë së hënës dhe së martës në zonat e thella malore, por të enjten do të zbresin edhe në zona urbane në veri-lindje dhe jug-lindje të vendit.

Temperaturat kanë pësuar rënie të dukshme, por të hënë, të martën dhe të mërkurën do të ketë një rritje të lehtë në mëngjes, gjë që do të shkaktojë më shumë reshje shiu dhe më pak dëborë. Nëntori do të mbyllet me mot të paqëndrueshëm, të paktën deri më 29″, theksoi meteorologia, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE