LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 14:02

Shqipëria e Re, ashtu si protestuesit, ka gjetur hapësirën ligjore që Rama dhe Berisha t’i thonë lamtumirë postit të Kryeministrit.

Protestuesit e mbledhur në Tiranë kanë bërë publike një sërë kërkesash që, sipas tyre, synojnë të ndryshojnë rrënjësisht sistemin politik në vend. Nën sloganin “Shqipëria e Re”, ata kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit Edi Rama dhe të gjithë kabinetit qeveritar, si dhe krijimin e një qeverie teknike kalimtare me mandat 12-mujor.

Një nga propozimet kryesore lidhet me hartimin e një Kushtetute të re, e cila do t'i nënshtrohej një referendumi popullor. Sipas protestuesve, reforma kushtetuese duhet të përfshijë ndryshime në Kodin Zgjedhor, në rregullat për financimin e partive dhe organizatave politike, si dhe vendosjen e një limiti maksimal prej dy mandatesh për postin e kryeministrit gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Sipas tyre, një ndryshim i tillë do të eliminonte mundësinë që të njëjtat figura politike të riktheheshin në krye të qeverisë në mënyrë të përsëritur. Në praktikë, një kufizim i tillë do të përjashtonte si Edi Ramën ashtu edhe Sali Berishën nga mundësia për të mbajtur përsëri postin e kryeministrit, pasi të dy konsiderohen se e kanë tejkaluar limitin e propozuar prej dy mandatesh.

Shih edhe Tatimin mbi të Ardhurat/ Ja kategoritë e shoqërisë që përjashtohen nga taksat!
Protestuesit e paraqesin këtë si një nga shtyllat kryesore të vizionit të tyre për një “Shqipëri të Re”, duke argumentuar se rotacioni i detyrueshëm në udhëheqjen e qeverisë do të sillte më shumë konkurrencë politike dhe do t’i hapte rrugën figurave të reja për të udhëhequr vendin.

Protestuesit kërkojnë:

Dorëheqja e panegociueshme e Kryeministrit Edi Rama dhe e të gjithë kabinetit qeveritar.

Krijimi i një qeverie teknike kalimtare, e cila do të jetë jopartiake dhe do të ketë një mandat të qartë 12-mujor.

Hartimi i një Kushtetute të re që garanton barazinë e plotë të qytetarëve para ligjit, e cila do të miratohet me referendum popullor.

Shih edhe DETAJE/ “Para ose do të të vras”, 34-vjeçari i plagosur i kishte marrë autorit makinën me vlerë rreth 30 mijë euro.
Kjo reformë kushtetuese parashikon:

– Ndryshimi i Kodit Zgjedhor;

– Ndryshimi i ligjit për financimin e partive dhe organizatave politike;

– Kufizimi i mandatit të Kryeministrit në jo më shumë se dy mandate (të plota ose të pjesshme) gjatë gjithë jetës politike të një individi.

Duke mos hequr dorë nga kërkesat fillestare ekonomike dhe mjedisore, të cilat kërkojnë urgjentisht:

– Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Zonat e Mbrojtura”;

– Anulimi i ndryshimeve në ligjin për “Trashëgiminë Kulturore”;

– Shfuqizimi i paketës ligjore të njohur si “Paketa e Maleve”;

– Heqja e statusit dhe kuadrit ligjor për “Investimet Strategjike”.

Një kontratë e re shoqërore midis qytetarëve dhe shtetit, e cila do të hartohet përmes konsultimeve me intelektualë, ekspertë teknikë dhe qytetarë jopartiakë, e propozuar direkt nga sheshi i protestës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE