
Unë uroj që në të ardhmen të jem një shembull i mirë për tu ndjekur dhe jo dikush që e humbet ndriçimin vetëm me kalimin e viteve”, i uroi sot Ambra e vogël, asaj Ambres së madhe pas disa vitesh.
Ambra Alimeta, e cila përgjatë dy ditëve të fundit ka tërhequr vëmendjen e publikut i dha një leksion të mirë deputetëve të cilët vetë ne i kemi zgjedhur me votë dhe kur dalin në foltore bëjnë “gëk-mëk” për hallet e qytetarëve të tyre.
Vogëlushja nga Elbasani, e cila është vetëm 13-vjeç ka bërë xhiron e rrjetit dhe ka dhënë një mesazh të qartë për të rinjtë dhe politikën shqiptare. Në foltoren e Kuvendit ajo foli me maturi, duke treguar se edhe në një moshë aq të vogël mund të jesh shembull për të tjerët, më të mëdhenjtë.
Së fundmi ka qenë e ftuar në Vizion Plus ku përpos artikulimit perfekt, të tjera virtyte të Ambrës dolën në pah.
Ajo është nxënëse ekselente, padyshim, piktore, volejbolliste dhe autore e një libri. Ambra nuk përdor rrjete sociale dhe nuk ka celular personal, telefonin e përdor vetëm për detyrat e shkollës, me ndihmën e prindërve. Vogëlushja ka lexuar deri më tani 55 libra dhe ka një pasion të madh për dijen.
U ndjeva shumë e lumtur dhe e emocionuar. Nuk mendova se do të kishte kaq jehonë për mua. Unë kam shumë pasion leximin. Është diçka që hap dyert e një universi shumë të bukur për mua. Kam një lidhje të veçantë me librin. Ka qenë miku im kur kam qenë e vetmuar, apo kur jam ndjerë jo aq e lumtur sa ç’jam sot këtu”, tha ajo, teksa më tej plot pasion u ndal dhe te fjalimi i saj në Kuvendin e Shqipërisë, të cilin e kishte shkruar vetë.
Sipas saj, kjo nismë, “Një ditë në profesion”, synon t’i ndihmojë nxënësit të njohin botën e profesioneve dhe të kuptojnë çfarë duan të bëhen në të ardhmen, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
