LAJME / E Hënë 27 Prill 2026, 07:07

SHKENCËTARJA SHQIPTARE ME FAMË BOTËRORE NË LONDËR, TREGON SE MUND TË VIJË KOHA QË DO KEMI JETË PA SËMUNDJE

Shkencëtarja shqiptare ngre pyetje që tronditin kufijtë e jetës dhe vdekjes.

Shkencëtarja shqiptare në Londër, Rudina Tahiri, e fokusuar në terapitë qelizore, ka ndarë një rrëfim të veçantë në një intervistë për podcastin e Mira Kazhani, duke ndërthurur shkencën me filozofinë dhe përvojat personale.

Në qendër të diskutimit ishte një nga pyetjet më të vjetra të njerëzimit: pse trupi i njeriut funksionon me një rend kaq të përsosur? Sipas Tahirit, përgjigjja nuk është vetëm biologjike, por shkon përtej saj.

“Jeta dhe vdekja janë etapa. Ne vijmë si një trup që bashkohet me shpirtin dhe largohemi kur kjo lidhje prishet,” u shpreh ajo, duke theksuar se kjo nuk do të thotë se gjithçka përfundon aty.

Duke folur për ADN-në, ajo theksoi se ajo mbetet si informacion edhe pas vdekjes, duke hapur debat mbi mundësinë e vazhdimësisë. E pyetur nëse njeriu mund të rikrijohet përmes ADN-së, përgjigjja e saj ishte e qartë: “Teknikisht, po.” Megjithatë, ajo sqaroi se rikrijimi biologjik nuk do të thotë rikthim i identitetit të njëjtë.

“Identiteti njerëzor nuk është vetëm trupi. Edhe nëse shkenca përparon shumë, vdekja mbetet e pashmangshme,” theksoi ajo.

Tahiri ndau edhe një përvojë personale nga laboratori, ku u përball me fenomene që, sipas saj, nuk shpjegohen vetëm me logjikën shkencore, duke shtuar se “ai nivel perfeksioni të bën të mendosh se ka diçka përtej nesh”.

Megjithatë, ajo mbetet optimiste për të ardhmen, duke deklaruar se brenda një dekade terapitë qelizore mund të çojnë drejt një jete pothuajse pa sëmundje, por jo pa vdekjedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE