LAJME / E Diel 26 Prill 2026, 14:02

SHKARKOHEN 10 AGJENTE TE FBI, PUNUAN ME PROKURORIN QE AKUZOI DHE THAÇIN

Të paktën 10 punonjës të FBI-së, të përfshirë në hetimin e ish-Këshilltarit Special Jack Smith ndaj Presidentit amerikan Donald Trump, janë shkarkuar nga puna sipas CBS News.

Largimi i tyre vjen pasi Reuters raportoi se Byroja Federale e Hetimit kishte kërkuar të dhëna mbi thirrjet telefonike të bëra nga drejtori aktual i saj, Kash Patel, dhe Shefja e Stafit të Shtëpisë së Bardhë, Susie Wiles, në kohën kur ata nuk i mbanin ende këto pozicione.

Artikulli i Reuters citon Patelin të pohojë se FBI-ja kishte marrë fshehurazi të dhënat e tij telefonike “duke përdorur pretekste të dobëta dhe duke e groposur të gjithë procesin nëpër dosje të mbyllura, për të shmangur çdo mbikëqyrje”.

Agjencia e njohur e lajmeve megjithatë thekson se nuk ka mundur t’i verifikojë në mënyrë të pavarur këto pretendime. Veprimet supozohet të ishin pjesë e hetimit të prokurorit Jack Smith mbi dokumentet e klasifikuara që Trump kishte marrë me vete pas largimit nga Shtëpia e Bardhë në vitin 2021.

Smith ndërmori ndaj Trumpit edhe një tjetër hetim federal, që lidhej me dyshimet mbi përpjekje të republikanit për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Ishin këto hetime që çuan në paditë e para penale federale kundër një ish-presidenti në historinë e SHBA-së. Megjithatë, në mesin e vitit 2024, një gjyqtar federal në Florida rrëzoi çështjen për dokumentet e klasifikuara, me arsyetimin se emërimi i Smith ishte i paligjshëm.

Smith hoqi dorë edhe nga çështja e zgjedhjeve pasi Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024. Ky prokuror amerikan njihet edhe për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale të Hagës.

Smith, i cili kishte qenë prokuror i nivelit të lartë në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, mori detyrën si kryeprokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë në shtator 2018 dhe kaloi dy vitet pasuese duke vazhduar hetimin ndaj Thaçit dhe të tjerëvedo t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE