LAJME / E Martë 27 Janar 2026, 15:03

Sherri brenda PD-së/ Flamur Noka: Zoti Salianji nuk ekziston më

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka përsëritur qëndrimin lidhur me ish-deputetin Ervin Salianji, duke theksuar se ai nuk është më pjesë e strukturave të partisë, pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga ky i fundit në disa qytete të vendit.

Noka u shpreh se Salianji nuk ekziston më në qarqet drejtuese apo politike të Partisë Demokratike.

Zoti Salianji nuk ekziston në këto qarqe që flasim ne. Ai është ish-deputet, ish-aktivist i PD-së, në punë të vetë”, deklaroi Noka.

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Salianji është i vetëpërjashtuar nga partia dhe nuk ka asnjë lidhje me të.

Ai mund të jetë në partinë tuaj, por jo në PD. E kemi deklaruar: ai është i vetëpërjashtuar nga PD, pasi ka bashkëpunuar me krimin”, tha Noka, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE