LAJME / E Enjte 2 Korrik 2026, 23:11

Sherr për një vend parkimi! Gruaja nxjerr armën dhe qëllon për vdekje 62-vjeçarin

Një debat për një vend parkimi përfundoi tragjikisht në Florida, ku një veteran 62-vjeçar i ushtrisë amerikane mbeti i vrarë pas të shtënave në parkingun e një dyqani Walmart.

Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në zonën e North Lauderdale, ku Bart DiGuglielmo u përfshi fillimisht në një debat verbal me një grua. Sipas mediave amerikane, konflikti nisi për një vend parkimi dhe u përshkallëzua brenda pak çastesh.

Pamjet e publikuara në rrjet tregojnë momentin kur gruaja nxjerr armën dhe qëllon ndaj 62-vjeçarit, ndërsa ai ndodhej disa metra larg saj. Pas të shtënave, veterani shihet duke mbajtur barkun me duar para se të rrëzohet në tokë.

DiGuglielmo u dërgua me urgjencë në spital, por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.

Sipas raportimeve paraprake, gruaja qëndroi në vendngjarje deri në mbërritjen e policisë dhe pretendon se ka vepruar në vetëmbrojtje. Autoritetet e Broward County Sheriff’s Office kanë nisur hetimet dhe po analizojnë pamjet filmike, si edhe dëshmitë e personave të pranishëm për të përcaktuar nëse do të ngrihen akuza penale.

Ngjarja ka rikthyer debatin në Shtetet e Bashkuara mbi përdorimin e armëve të zjarrit dhe përshkallëzimin e konflikteve të zakonshme në episode me pasoja fatale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE