LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 06:06

Sherr me grushte dhe sende të forta mes një grupi personash në Vlorë, policia shoqëron në komisariat disa qytetarë

Sipas informacioneve paraprake, disa persona janë përfshirë në një përplasje me njëri-tjetrin, duke goditur njëri-tjetrin me grushte, dhe duke sulmuar një makinë të parkuar me sende të forta.

Siç raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi, menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë ndërhyrë për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Personat e përfshirë janë shoqëruar në komisariat, ku po merren në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Situata tashmë është qetësuar, ndërsa policia vijon veprimet procedurale dhe hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve që çuan në konflikt, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE