Në postimin që tashmë është bërë viral, Allkja citon një nga figurat e njohura të dermatologjisë shqiptare:
“Profesori im i dermatologjisë, i ndjeri Mantho Nakuçi thoshte: ‘Lëkura është gravura e gjithë historisë!’
Kuptoj që shëndeti i km është në rrezik!”
Por a po na flet vërtet lëkura e Kryeministrit për ndonjë histori më të thellë shëndetësore? Apo kemi të bëjmë me një rast të zakonshëm dermatiti? Mjekët nuk janë të qartë pa ekzaminim të drejtpërdrejtë – por interneti, si gjithmonë, nuk pret.
Në fotot e publikuara nga Allkja, vihet re një zonë e irrituar që përsëritet në të njëjtin vend. Komentuesit në rrjetet sociale nuk kanë munguar me analizat dhe batutat e tyre. Një përdoruese shkruan me ironi:
“E ka ngaqe e kruan në të njëjtin vend ? e bëri plagë skizo…” – duke aluduar se ndoshta nuk është gjë tjetër veçse një zakon nervoz i përsëritur.
Ekspertët e lëkurës, të pyetur në mënyrë të përgjithshme për raste të tilla, përmendin disa mundësi:
Postimi i Allkjas nuk është i drejtpërdrejtë, por është më shumë një thirrje me nëntekst: kur vetë lëkura nis të bërtasë, ndoshta është koha që të dëgjojmë trupin. “Gravura e historisë” mund të përkthehet edhe si sinjal i shëndetit të brendshëm – apo ndoshta thjesht një kujtim i vazhdueshëm se edhe liderët nuk janë të pathyeshëm.
Deri tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga Kryeministria apo ndonjë sqarim publik për gjendjen e shëndetit të Edi Ramës. Por ndërkohë që shqiptarët përballen me inflacionin, emigracionin dhe korrupsionin, duket se edhe “njolla në kokë” e kreut të qeverisë është bërë pjesë e vëmendjes kombëtare.
Në fund të fundit, në këtë vend gjithçka është politikë – madje edhe një plagë në lëkurë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE