
Një histori që prek zemrën vjen nga fshati Baban në Devoll. Remzi Mulla, i larguar nga Shqipëria që në moshën 2-vjeçare, është rikthyer në vendlindje pas plot 85 vitesh, i shoqëruar nga familja e tij e krijuar në Australi.
Teksa shkel në gurët e shtëpisë ku ka lindur, emocionet e pushtojnë. Edhe pse kujtimet janë të pakta, ndjenja e përkatësisë mbetet e fortë. Fshati nuk ka ndryshuar shumë – të njëjtat shtëpi të vjetra, të njëjtat rrugë, e po ajo frymë që mban gjallë rrënjët.
Djali i tij, Drini, që e ka vizituar Shqipërinë disa herë, shprehet me krenari për origjinën e tij shqiptare. “Ne kemi lindur në Australi, por në të vërtetë jemi shqiptarë”, thotë ai, duke theksuar dashurinë për vendin e të parëve.
Një histori që na kujton se, pavarësisht distancës dhe viteve, lidhja me vendlindjen nuk shuhet kurrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
