LAJME / E Enjte 25 Shtator 2025, 19:07

Rusia nuk i ndal provokimet, avionët e NATO-s "ndeshen" me 5 sulmues të Moskës në BaltikQ

Rusia eshte bere shkak serish per reagim nga NATO, pasi avionet e saj kane fluturuar kunder rregullave ne hapesiren e aleances ne qiellin Baltik.

NATO njoftoi pak minuta me pare se diten e sotme, më 25 shtator, avionë luftarakë hungarezë Gripen u ngritën nga baza Šiauliai, Lituani, për të kapur një formacion prej pesë avionësh ushtarakë rusë.

Ata po fluturonin afër hapësirës ajrore të NATO-s, duke mos përmbushur rregulloret ndërkombëtare të sigurisë së fluturimit.

Avionët: Nje Sukhoi-30, Nje Sukhoi-35 dhe tre MiG-31 – u identifikuan në perëndim të bregdetit letonez para se të shoqëroheshin.

Pas misionit, avionet Gripen u kthyen të sigurt në bazë, ka njotar NATO.

Sipas saj, “Policia Ajrore” e NATO-s është një mision kolektiv 24/7 që mbron çdo centimetër të hapësirës ajrore të aleances, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE