LAJME / E Enjte 26 Shkurt 2026, 08:08

RRËFIMI I SHQIPTARIT QË SHPËTOI NGA MBYTJA ISH-PUNËDHËNËSIN E TIJ: I FTOHTI PO MË MPINTE, POR VAZHDOVA ME TË GJITHA FORCAT

Hyri në ujërat e akullta për të shpëtuar një jetë… dhe vetëm më pas kuptoi se kë kishte nxjerrë nga makina.

Elton Zefi, 32 vjeç, që punon në sektorin e energjisë fotovoltaike në Padova, pa një makinë të përfunduar në kanalin Battaglia. Brenda saj, një burrë i bllokuar, në rrezik mbytjeje.

Pa hezituar, hoqi xhaketën dhe pantallonat dhe u fut në ujë.

U përpoqën të thyenin xhamin. Tentuan të hapnin çatinë. I ftohti po i mpinte trupin, krampat po i bllokonin këmbët. Për një moment mendoi të dorëzohej.

Me të gjitha forcat që i kishin mbetur, arriti ta nxjerrë burrin nga makina dhe ta çojë në breg – të sigurt dhe të gjallë.

Vetëm atëherë kuptoi se kishte shpëtuar ish-punëdhënësin e tij, sipërmarrësin Giuseppe Salvalajo.

Një gjest që nuk kërkon tituj të mëdhenj. Thjesht kujton se guximi dhe humanizmi ekzistojnë ende, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE