
Tragjedi në Peru – Qeni u gjet pranë trupit të pajetë të nënkolonelit Nole, personit që kujdesej për të. Nuk ka shfaqur sjellje agresive dhe është dërguar për kontrolle mjekësore
Një qen i vogël është i vetmi i mbijetuar nga rrëzimi i një helikopteri ushtarak, aksident që u mori jetën 15 personave, mes tyre 7 të mitur, në jug të Perusë, njoftoi sot Forca Ajrore e vendit (FAP) që citon noa.al
Gjatë operacioneve të kërkimit, ekipet e shpëtimit gjetën qenin me ngjyrë karamel pranë trupit të pajetë të pronarit të tij, nënkolonelit 50-vjeçar Javier Nole, i cili ndodhej në helikopter së bashku me bashkëshorten dhe dy vajzat e tyre.
“Është kafsha shtëpiake e nënkolonelit Nole, është i vetmi i mbijetuar,” deklaroi një burim nga FAP.

Të gjithë personat në bord humbën jetën. Viktimat përfshijnë katër ushtarakë dhe njëmbëdhjetë civilë, mes tyre bashkëshortet e ushtarakëve dhe shtatë të mitur të moshës nga 3 deri në 17 vjeç, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
