LAJME / E Hënë 23 Mars 2026, 18:06

Rrëzohet avioni me më shumë se 110 persona në bord, akoma nuk dihet sa...(video)

Burime për Blu Radio bëjnë me dije se autoritetet kanë nisur menjëherë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonën e aksidentit, ndërsa nuk ka ende një bilanc zyrtar për viktimat apo të mbijetuarit.

Ngjarja ka shkaktuar shqetësim të madh në vend, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet për shkaqet e këtij aksidenti të rëndë ajror.

Lajmi u konfirmua nga ministri i Mbrojtjes, Pedro Sanchez.

Sipas tij, njësitë ushtarake kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa ende nuk dihet numri i viktimave apo shkaqet e aksidentit.

Avioni i përfshirë në incident ishte një C-130 Hercules dhe aksidenti ndodhi në zonën e Puerto Leguízamo, pranë kufirit me Peru.

Ministri Sanchez u ka shprehur ngushëllimet familjeve të të prekurve, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE