LAJME / E Shtunë 28 Shkurt 2026, 01:01

Rrezik për shembje/ Bllokohet qarkullimi i mjeteve të rënda në një tjetër urë

Bashkia Peqin ka ndaluar qarkullimin për një kohë të pacaktuar të mjeteve motorike me tonazh mbi 3.5 ton në Urën e Digës Çengelaj mbi lumin Shkumbin.

Raporti teknik i Institutit të Ndërtimit ka evidentuar risk të lartë për strukturën aktuale të urës, duke kërkuar ndalimin e menjëhershëm të mjeteve të rënda për të shmangur rrezikun e dëmtimit apo shembjes.

Ndërkohë autoritetet kanë urdhëruar vendosjen e kufizuesve fizikë (blloqe betoni) në hyrje dhe dalje të urës.

Vendimi prek dhjetëra fshatra që lidhen me Peqinin dhe Belshin, duke sjellë rritje të kostove për banorët dhe bizneset e zonës, të cilët do të duhet të përdorin rrugë alternative për transportin e mallrave dhe shërbimeve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE