
Ish-sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Viola Haxhiademi, u paraqit këtë të enjte në ambientet e SPAK, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe opinionit publik.
Sipas burimeve pranë institucionit, ajo është marrë në pyetje nga prokurorët e posaçëm për disa orë me radhë, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen. Pas përfundimit të seancës së marrjes në pyetje, Haxhiademi është larguar nga ambientet e SPAK pa dhënë deklarata për mediat.
Kjo nuk është hera e parë që ajo thirret nga Prokuroria e Posaçme, pasi edhe më herët është paraqitur në lidhje me të njëjtën çështje.
Hetimet lidhen me të ashtuquajturën dosje “Balluku”, e cila ka në fokus ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku.
Në qendër të dyshimeve janë pretendimet për abuzime me tenderat publikë dhe procedurat e dhënies së tyre, çështje që vazhdon të hetohet nga autoritetet përkatëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
