
Armand Shakaj, i dyshuar për vrasjen e mikut të tij Eglant Koçi dhe fshehjen e trupit të tij në zonën e majës së Korrës, mbetet i lirë, ndërsa autoritetet dyshojnë se ai është ende brenda territorit shqiptar.
Sipas gazetarit Igli Çelmeta në një intervistë televizive, policia ka informacione operative se Shakaj nuk ka kaluar kufijtë e vendit dhe se është parë në zona të ndryshme, kryesisht në Tiranë dhe Elbasan. Hetuesit dyshojnë se ai ka ndryshuar pamjen e tij për të shmangur identifikimin.
Raportohet se ka informacione se i dyshuari është parë duke lëvizur në zonën e “Rrugës së Kosovarëve” në Tiranë, i maskuar dhe me ndryshime të dukshme në pamje, përfshirë prerje flokësh dhe mjekër.
Sipas tij, verifikimet me kamera sigurie kanë konfirmuar lëvizje të tilla, ndërsa dyshohet se Shakaj mund të ndihmohet nga persona të njohur ose nga rrethi i tij shoqëror për t'i shpëtuar policisë.
Autoritetet po vazhdojnë kërkimet intensive për ta gjetur dhe arrestuar atë.
“Ky person rezulton të mos jetë larguar nga territori shqiptar pasi policia ka informacione se ai fshihet brenda territorit shqiptar. Edhe deri ditën që u gjet trupi i Eglant Koçit, kishte informacione se ai fshihej në Tiranë, Elbasan, në fshatrat e Tiranës. Pas disa ditësh, policia mori informacione se Armand Shakaj ishte parë në zonën e Rrugës së Kosovarëve, duke lëvizur i maskuar. Dyshohet se ai ka prerë plotësisht flokët, mjekrën, ka ndryshuar plotësisht 'pamjen' dhe veshjen, në mënyrë që të mos njihej. Policia dyshon se ai po ndihmohet nga miq, shokë dhe të afërm. Falë aktiviteteve të paligjshme që ka kryer më parë, ai ka edhe mundësinë e fshehjes. Pasi policia mori informacionin se ai kishte lëvizur nëpër Rrugën e Kosovarëve, kjo u konfirmua nga kamerat e sigurisë dhe ishte e vërtetë”, tha Çelmeta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
