LAJME / E Martë 23 Qershor 2026, 17:05

Ronaldo komenton tek fotoja e Rikes do te habiteni se çka shkruajti

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Rike Roçi, vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të showbizit shqiptar, ndërsa çdo postim i saj në rrjetet sociale arrin të tërheqë vëmendjen e mijëra ndjekësve.

Së fundmi, bukuroshja ka publikuar disa fotografi nga pushimet, ku shfaqet e relaksuar pranë një pishine. E veshur me bikini dhe me një pamje plot stil, Rike ka vënë në pah linjat e saj trupore, duke marrë menjëherë mijëra pëlqime dhe qindra komente nga fansat.

Si zakonisht, ndjekësit nuk kanë kursyer komplimentet për paraqitjen e saj, duke e cilësuar si një nga femrat më atraktive të ekranit shqiptar. Fotografitë janë shpërndarë me shpejtësi edhe në faqe të ndryshme rozë, ku kanë gjeneruar reagime të shumta.

Megjithatë, përveç imazheve, ajo që ka tërhequr më së shumti vëmendjen ka qenë një koment i bërë nga Ronaldo, i cili nuk i kurseu fjalët për ta komplimentuar.

“Do doja të isha uji i pishinës”, ka shkruar ai poshtë fotografive të Rikes.

Komenti u vu re menjëherë nga ndjekësit dhe u bë temë diskutimi në rrjetet sociale, duke mbledhur reagime të shumta. Deri në këto momente, Rike Roçi nuk ka kthyer ndonjë përgjigje publike ndaj komentit, duke lënë fansat të aludojnë mbi këtë shkëmbim virtual.

Rike Roçi mbetet një nga figurat më të ndjekura në Instagram, ku numëron mijëra ndjekës. Ajo vazhdon të jetë aktive me postime nga përditshmëria, udhëtimet dhe projektet e saj, ndërsa çdo paraqitje e re e saj arrin të bëhet lajm dhe të tërheqë interes të madh në mediat rozë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE