LAJME / E Hënë 11 Nëntor 2024, 14:02

Rikthehet ‘Thë SH.B.L.SH’? Jul Deda jep lajmin e shumëpritur për fansat (Video)

 

Aktori i njohur i humorit Julian Deda përmes një video në rrjetet sociale është përgjigjur pyetjes së një prej ndjekësve.
Pyetjes se a do të ketë një rikthim të grupit ‘Thë SH.B.L.SH’ sëbashku me Gentian Zenelaj, Ermal Mamaqin e Gent Bejkon, Deda është përgjigjur:

“Ju falenderoj nga zemra që herë pas here gjeni mundësinë e kërkoni rikthimin e grupit ‘Thë SH.B.L.SH, të them të drejtën aq sa ju mungon ju më mungon edhe mua personalisht, por besoj se i mungon edhe çunave. Jo se nuk kemi dëshirë për tu rikthyer se unë e kam folur me çunat, e kam fol me Gentin edhe me Ermalin kur kam patur mundësi, jo se mungon dëshira por nganjëherë dëshira dhe koha nuk bëhen bashkë, se normalisht secili ka karrierën e vet, ka punët e veta, ka hallet e veta, ka ditën e vet se si e organizon kështu që u bë një kohë e gjatë që normalisht nuk punojmë me njëri tjetrin kështu por në fakt neve…”