LAJME / E Martë 28 Prill 2026, 20:08

Rikthehet dimri: të enjten vjen goditja e masave polare me reshje shiu dhe bore, temperaturat nën zero

Kjo javë nis nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe do të vazhdojë edhe të martën, me stabilitet të lehtë të atmosferës dhe mundësi për rrebeshe të izoluar gjatë pasdites.

Nga dita e mërkurë shtrihen gradualisht masat e ftohta, duke sjellë vranësira dhe reshje lokale shiu, sidomos gjatë mbrëmjes, kur pritet edhe ulje e temperaturave. Të enjten moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje shiu, ndërsa në zonat malore mund të ketë borë.

Të premten mbeten vranësira dhe diell, me reshje të izoluar shiu dhe borë në male. Temperaturat e mëngjesit mund të bien në vlera negative, ndërsa fjolla bore mund të shfaqet edhe në zonat e ulëta, veçanërisht në Llap.

Të shtunën parashikohet mot kryesisht me diell dhe vranësira, lokalisht me reshje të pakta shiu dhe temperatura negative në mëngjes. Edhe e diela do të sjellë diell dhe vranësira, me reshje të izoluar dhe rritje të temperaturave maksimale.

Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 15–52 km/h. Temperaturat minimale luhaten nga -2 deri në 9°C, ndërsa maksimale nga 6 deri në 26°C, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE