
Drejtuesit e Partisë Demokratike Kruje dhe Fushë-Krujë janë detyruar që të zbarkojnë vetë në selinë qëndrore të PD në Tiranë duke ngritur problematikat e tyre, pasi nuk janë dëgjuar deri tani.
Pas “rrëmujës” së parë ata kanë zhvilluar një takim në një nga sallat e selisë ku kanë shprehur revoltën ndaj veprimeve arbitrare të qendrës së partisë për shkrirjen e degeve me vendim të Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka.
Takimi është shoqëruar me përplasje dhe tensione të forta, derisa është dashur ndërhyrja e kreut të PD Sali Berisha për të qetësuar gjendjen e krijuar.
Në takim ishin pjesa më e madhe e drejtuesve të dy degëve prej të cilëve është argunnetuar se përse një bashkim i tillë dëmton qëllimin e fitores ndaj PS. Në fund të takimit, Berisha, ka premtuar për një zgjidhje të situatës, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
