LAJME / E Premte 15 Nëntor 2024, 17:05

“Reshjet do të vijojnë”, sinoptikania Gjoni bën parashikimin: Deri në lartësi 800 metër pritet…

Sinoptikania Anira Gjoni tha për një intervistë televizive se reshjet do të vazhdojnë në verilindjen e vendit, do të jenë si dëborë deri në orë 12 dhe në juglindje do të vazhdojnë deri të premten.

Gjoni: Reshjet do të vazhdojnë në verilindjen e vendit, do të jenë si dëborë deri në orë 12 dhe në juglindje do të vazhdojnë deri të premten. Mbi 800 metra do të vazhdojnë reshjet e dëborës, ndërsa pjesa tjetër me reshjet e shiut.



Reshjet pritet të jenë me intensitet të dobët dhe mesatare në qarqet Berat, Korçë dhe Elbasan. Nuk pritet reshje problematike. Sa u takon temperaturave, minimalja në bregdet do të jetë 9 gradë dhe maksimalja 16 gradë. Në zonat malore minimalja do të jetë 0 ose 1 gradë dhe maksimalja 7 gradë.