LAJME / E Premte 24 Prill 2026, 05:05

Reagon familja e Presidentit Hashim Thaçi

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Qosja, për vdekjen e akademikut Rexhep Qosja.

Familja Thaçi, në telegram ngushëllimin, shprehet se, Qosja ka lënë një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.

TELEGRAM NGUSHËLLIMI I FAMILJES THAÇI PËR FAMILJEN QOSJA

Na pikëlloi thellësisht lajmi për ndarjen nga jeta të akademikut Rexhep Qosja.

Ai la pas një trashëgimi të çmuar në letërsi, kritikë dhe publicistikë, e cila do të mbetet pjesë e rëndësishme e kulturës dhe historisë sonë.

Duke vlerësuar mendimin e tij të pavarur, guximin intelektual dhe përkushtimin ndaj së vërtetës dhe vlerave kombëtare, ju lutemi pranoni ngushëllimet më të sinqerta në emër të familjes Thaçi dhe të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Kujtimi dhe vepra e tij do të jetojnë përgjithmonë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE