LAJME / E Martë 2 Qershor 2026, 17:05

Rama: Projekti në Zvërnec do të jetë model dhe në përputhje me standardet e BE! Investitorët s’kanë ardhur për të

Kryeministri Edi Rama sqaroi sot se projekti i parashikuar për t’u jetëzuar në zonën e Zvërnecit, do të zhvillohet në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.

Rama: Si mundet ne të bëjmë një projekt i cili është një projekt me një peizazh natyror dhe të mos respektojmë standardet e BE-së? Kjo ka një mundësi: që ne ta mbyllim procesin me BE-në, t’i themi faleminderit, ne do të shkojmë me Kinën dhe nuk do të merremi me këto “cic-mice”. Nuk e kemi këtë alternativë, e kam thënë dhe e përsëris për të gjithë ata që e mendojnë. Ajo Evropa plakë është e vetmja që na duhet ne. Për t’u bërë pjesë e kësaj familjeje, duhet të sillemi korrekt sipas standardeve, jo për ata, por për ne.

Presidenti ka qenë kryeministri më i suksesshëm i Portugalisë për lirinë individuale dhe biznesin. Është një njeri që mund t’ju tregojë shembuj sesi gjithë ato tensione apo dhimbje që krijoi procesi i futjes në BE për të reformuar vetveten, u kthyen në mirësi dhe sukses për atë popull. Ne këtu bëjmë edhe Ramazan, ne kemi gjithandej atë thirrjen: pas dhimbjes vjen lehtësimi. Pa dhimbje nuk ka. Projekti jo vetëm që do të jetë në standardet e BE-së, por ambicia ime, që e ndaj me bashkëinvestitorët që sot janë edhe bashkëpronarë, është që të bëjmë një projekt që të jetë model.

Kompanitë nuk janë mbledhur këtu për të hedhur beton e për të shkatërruar biodiversitetin. E vetmja gjë që mund të bëjnë, dhe këtë s’kemi si ta shmangim, është që të shkatërrojnë nervat dhe komplet imazhin e Sazan Gurit me shokë, se lekë për Sazan Gurin ata nuk kanë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE