LAJME / E Shtunë 25 Prill 2026, 00:12

Rama pret ambasadorin e SHBA-së në NATO, dalin DETAJE nga takimi i papritur

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të premte në Kryeministri ambasadorin e SHBA-së në NATO, Matthew Whitaker.

Njoftimin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri në një postim në Facebook, i cili shkruan se në fokus ishte partneriteti strategjik, marrëdhëniet diplomatike e ushtarake dhe Samiti i NATO-s që do të mbahet vitin e ardhshëm në Tiranë.

“Në Kryeministri, me Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, folëm për lidhjen e ngushtë mes vendeve tona, partneritetin strategjik mes shteteve tona, marrëdhëniet tona të shkëlqyera diplomatike e ushtarake,

forcimi i të cilave është prioritet i përbashkët, si edhe për Samitin e NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, ku Shqipëria do të bëhet pikëtakimi i aleancës më të madhe ushtarake të botës”, ka shkruar Rama, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE