
Deputeti demokrat Igli Cara në një studio televizive komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur në veçanti te skenat në Parlament, ku në 30 minuta seancë pa debat, u votëbesua qeveria e re, “Rama 4”.
Cara u shpreh se Rama është “i pangopur në luftën e tij për pushtet”. Sipas ligjvënësit të PD, kryeministri do një opozitë që të mos ekzistojë dhe të mos ketë asnjë zë kundër që e bezdis.
I pyetur nëse ka një skenar nga kryeministri Edi Rama për përçarjen e PD ashtu siç ndodhi me PASOK-un në Greqi, Cara u përgjigj duke thënë se plani është shpërbërja e opozitës.
“Jam dakord, Rama pretendon që të mos ketë një opozitë trë shëndoshë përballë dhe me të gjitha mënyrat do ta godasë opozitën edhe me lëvizje të papranueshme. E keni parë që thotë se do dërgojmë oferta edhe për përfaqësues të opozitës. Rama synon të bëjë pikërisht këtë, shpërbërjen e opozitës. Opozitës i del një detyrë e madhe. Përballë një Rame të tillë, i duhet një opozitë mbi të gjithë që të sheshojë problemet brenda vetes. S’kemi asnjë moment për të humbur. Unë besoj se së shpejti PD do të bëjë veprimet e duhura për tu përballur me Ramën edhe në Parlament por edhe me protesta”, tha Igli Cara, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
