
Një reagim me tone ironike ka ardhur këtë të premte nga deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka komentuar emërimin e fundit të bërë nga kryeministri Edi Rama, duke vendosur Dashnor Sula në postin e kryeinspektorit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe ka “përgëzuar” Sulën për detyrën e re, por me një mesazh të qartë thumbues.
Deputeti socialist shprehet se ka një “merak” pas këtij emërimi:
“Ndërkohë një merak e kam! Kush do flasë për fshatin tani? Se ti flisje gjithmonë për fshatin, veçanërisht këtë sezon. Të ndiqja dhe unë. Tani kush do flasë? Është humbje e madhe për fshatin Dash.”
Në postim, Braçe ka publikuar edhe një foto të Sulës nga koha kur ishte deputet i Partisë Demokratike, ku ai shfaqej me produkte bujqësore, duke ngritur shpesh problematikat e zonave rurale dhe braktisjen e fshatit.
Dash Sula është njohur për deklaratat e tij të shpeshta në mbrojtje të fermerëve dhe komuniteteve rurale, duke e kthyer “fshatin” në një nga temat kryesore të diskursit të tij politik.
Emërimi i tij në një post administrativ duket se ka sjellë reagime dhe komente ironike nga kundërshtarët politikë, për shkak të profilit të tij publik si zë i fortë për çështjet e bujqësisë.
Reagimi i Braçes është parë si një thumbim politik në distancë, në mes të zhvillimeve të fundit në administratë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
