LAJME / E Hënë 27 Prill 2026, 21:09

RAMA humbet totalisht ndaj Spiropalit: O me ne, o përballë nesh! Je këtu sepse s’dua që të humbasë investimi…

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër ish-ministren dhe njëherësh deputeten e PS, Elisa Spiropali për akuzat që kjo e fundit ka ngritur në publik kundër qeverisë dhe Partisë Socialiste.

Gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura mësohet se Rama i ka vënë ultimatum Elisa Spiropalit, duke e paralajmëruar se duhet të zgjedhë ose të jetë më PS-në ose kundër saj.

Burime të Panorama bënë me dije se Kryeministri i ka kërkuar Spiropalit që të ndalë postimet në rrjetet sociale kundër PS-së në të kundërt do e gjeje vetën e përjashtuar nga Grupi Parlamentar.

“O me ne, o përballë nesh, merr frymë thellë dhe kupto atë që ke bërë”, mësohet të jetë shprehur Rama gjatë mbledhjes pa media.

Më tej, mësohet se Spiropali ka kërkuar të drejtën e fjalës, por kjo i është mohuar nga Rama.

“Ke postuar 2 herë në rrjete sociale, herën e 3-të do të përjashtohesh”, mësohet të jetë shprehur Rama, I cili më tek ka thënë se: “Unë po bëj replikë për çfarë ke shkruar ti. Je akoma këtu sepse nuk dua që PS të humbasë investimin që ka bërë”

Rama i ka listuar qendrimet e saj kunder Grupit te PS teksa mesohet te kete thene se: “Herën e parë nuk votove, herën e dytë bëre çarçaf, herën e 3-të del nga Grupi”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE