
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Afrim Qendron në krye të Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, duke i besuar drejtimin e institucionit që mbikëqyr zbatimin e ligjit në fushën e territorit dhe ndërtimit.
Qendro mbante deri pak ditë më parë detyrën e Prefektit të Qarkut Tiranë. Ai konsiderohet një prej bashkëpunëtorëve të hershëm të Ramës, që prej periudhës kur ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës.
Gjatë karrierës së tij në administratën publike dhe në strukturat politike, Qendro ka mbajtur një sërë funksionesh të larta. Ai ka qenë koordinator elektoral i Partisë Socialiste në qarqet e Tiranës dhe Vlorës, anëtar i Asamblesë Kombëtare si dhe ndër më të votuarit në Asamblenë e Tiranës.
Në nivel ekzekutiv, ai ka drejtuar Ndërmarrjen Nr. 1 në Bashkinë e Tiranës, më pas Inspektoratin Ndërtimor të Tiranës, si dhe ka qenë drejtues i Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Po ashtu ka ushtruar detyrën e nënkryetarit të Bashkisë së Vlorës dhe, së fundmi, atë të Prefektit të Qarkut Tiranë.
Emërimi i tij në krye të IKMT vjen në një moment kur kontrolli mbi territorin dhe zbatimi i legjislacionit për ndërtimet mbetet një nga çështjet më të ndjeshme në administrimin publik, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
