LAJME / E Mërkurë 11 Shkurt 2026, 15:03

Rama ben levizjen e paparashikuar, nxjerr jashte loje SPAK per Ballukun?

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se grupi parlamentar socialist do të angazhohet për zgjidhjen përmes ndërhyrjes në legjislacion, në kushtet kur Gjykata Kushtetuese u nda 4 me 4 duke mos e dhënë një vendim për kërkesën e qeverisë nëse kërkesa e SPAK-ut për pezullimin e Belinda Ballukut ishte ndërhyrje në punët e ekzekutivit.

Ndryshimet ligjore e më konkretisht të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, kryeministri Rama duket se ia ka besuar ministrit të Drejtësisë, Besford Lamallari.

Por fillimisht le të shikojmë se çfarë parashikon neni 242 i Kodit të Procedurës Penale, për “Pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të cilin e përdori për herë të parë SPAK, kur kërkoi pezullimin e Belinda Ballukut nga postet që mbante.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral”.

Mësohet se ndryshimet e pritshme të këtij neni parashikojnë moslejimin e pezullimit nga detyra të të gjithë funksionarëve, funksionet e të cilëve burojnë nga kushtetuta.

“Me vendimin që disponon pezullimin e ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, gjykata i ndalon përkohësisht të pandehurit, plotësisht ose pjesërisht, veprimtarinë që lidhet me to. Kjo masë nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral përfshi, Presidentin e Republikës, Kryeministrin, Anëtarët e Kabinetit Qeverisës, Avokatin e Popullit, Kreun e KLSH-së dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë”.

Por ky ndryshim duket se do te sjelle nje ndryshim te madh, duke nxjerre jashte loje SPAK dhe duke u dhene imunitet ministrave dhe funksionareve te tjere, ashtu si deputeteve. Kjo eshte nje levizje shume e rende per sistemin e drejtesise, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE