LAJME / E Mërkurë 29 Prill 2026, 07:07

Rama apo Berisha? Nëse zgjedhjet zhvillohen sot, sondazhi zbulon FITUESIN…

Nga sondazhi i fundit që zhvillova më rezultoi se ndër ata që janë gati të votojnë qysh sot këtu për partitë ekzistuese, rreth 60% ia japin votën PS-së, rreth 35% ia japin votën PD dhe rreth 5% ja japin partive të vogla.

Ndërkohë, nëse votohet sot në Shqipëri, mbi 2/10 e atyre që morën pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit, nuk do të votonin për asnjë nga partitë ekzistuese.

Po cilat parti kanë firon më të madhe elektorale aktualisht?

Rreth 1/10 e atyre që votuan për PS-në në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 2/10 e atyre që votuan për PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Rreth 7/10 e atyre që votuan për partitë e vogla në zgjedhjet e 11 majit 2025 brenda vendit nuk do të votonin sot për asnjë nga partitë ekzistuese.

Duke përmbledhur, nga rënia e përgjithshme e pjesëmarrjes do të përfitonte PS-ja, e cila ka firo më të vogël votash se sa partitë opozitare ekzistuese, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE