LAJME / E Martë 5 Maj 2026, 10:10

Raketa dhe dronë në Gjirin Persik, reagon Irani: S’donim të godisnim Emiratet!

Televizioni shtetëror iranian njoftoi se “Irani nuk kishte ndërmend të godiste Emiratet e Bashkuara Arabe”, duke cituar një zyrtar të lartë të paidentifikuar.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, pasi Ministria e Mbrojtjes së Emirateve të Bashkuara Arabe raportoi se katër raketa kruiz, të lëshuara nga Irani, kanë goditur territorin e tyre. Sipas autoriteteve emiratase, sulmi është shoqëruar edhe me përdorimin e dronëve.

Abu Dhabi deklaroi se siguria në Gjirin Persik është vënë në rrezik, duke rritur shqetësimet për stabilitetin në rajon.

Ngjarja shënon incidentin e parë të tillë që pas armëpushimit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, dhe vjen menjëherë pas njoftimit të presidentit amerikan Donald Trump për nisjen e një operacioni që synon rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Megjithatë, mungesa e një reagimi të drejtpërdrejtë nga zyrtarë të identifikuar iranianë dhe mospërputhja e deklaratave mes palëve lënë ende të paqartë natyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE