
Qeveria e Albin Kurtit mbyll fabrikën më të madhe të qumshtit në vend, që i përket vëllezërve Devolli të cilët kanë disa media kritike ndaj kryeministrit. Zyrtari i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK), Eroll Shehu, ka konfirmuar se inspektimi i paparalajmëruar në fabrikën e qumështit “Vita” është kryer me urdhër të ministrit të Bujqësisë, Armend Muja.
Gjatë ditës së sotme, 25 inspektorë kanë zhvilluar një kontroll në ambientet e “Vita”, pa njoftim paraprak. Sipas autoriteteve, inspektimi është ndërmarrë pasi kompania ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku, duke arsyetuar vendimin me mungesën e tregut.
Për këtë arsye, AUVK ka nisur procedurat e inspektimit, të cilat sipas raportimeve synojnë edhe verifikimin e kushteve për vazhdimin e aktivitetit të kompanisë.
Eroll Shehu ka konfirmuar se veprimi është ndërmarrë në bazë të një vendimi të ministrit.
“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit. Vendimi është që të bëhet inspektimi pa paralajmërim. Sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore”, është shprehur ai.
Inspektimi vjen në një kohë kur “Vita” ka reaguar ashpër ndaj institucioneve, duke e cilësuar veprimin si presion ndaj prodhuesit vendor.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi rezultatet e kontrollit apo masat që mund të ndërmerren pas përfundimit të inspektimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
