LAJME / E Diel 30 Nëntor 2025, 07:07

Qeveria kërkoi heqjen e mases nga SPAK, KUSHTETUESJA merr vendimin për Belinda Ballukun

Kolegji i Gjykatës Kushtetuese eshte mbledhur duke marre nje vendim te cuditshem sa i perket kerkeses se qeverise per vleresimin e mases se sigurise te dhene nga GjKKO me kerkesen e SPAK, e cila flet per pezullimin e zevendeskryeministres Belinda Balluku.

Megjithate, Kolegji i Gjykatës Kushtetuese nuk ka marrë një vendim përfundimtar në seancën e sotme lidhur me kërkesën e qeverisë për pezullimin e urdhrit të GJKKO-së, që largoi nga detyra zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Treshja e gjyqtarëve të Kolegjit, e përbërë nga Marsida Xhaferllari, Sander Beci (relator i çështjes) dhe Sonila Bejtja, vendosi që të mos shprehet sot për çështjen, duke e shtyrë diskutimin për javën e ardhshme.

Seanca e radhës është caktuar për datën 2 dhjetor, ku pritet të shqyrtohet nëse kërkesa e qeverisë plotëson kriteret procedurale dhe kushtetuese për t’u marrë në trajtim nga Gjykata Kushtetuese.

Pse është në Kushtetuese çështja Balluku
Qeveria i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese pasi kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO), e cila vendosi pezullimin e Ballukut nga të gjitha funksionet ekzekutive, përfshirë postin e zv.kryeministres dhe të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kabineti qeveritar e konsideron këtë një ndërhyrje të papranueshme në pushtetin ekzekutiv, duke argumentuar se një masë e tillë cenon parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencat e qeverisë për organizimin e brendshëm.

Çfarë pritet të ndodhë?
Seanca e 2 dhjetorit do të jetë vendimtare për të kuptuar nëse Gjykata Kushtetuese do ta kalojë apo jo çështjen në shqyrtim të plotë. Kjo nënkupton:
analizën e ligjshmërisë së vendimit të GJKKO-së
vlerësimin e pretendimeve të qeverisë për cenim të ekzekutivit
përcaktimin nëse pezullimi i një zyrtari të lartë qeveritar hyn apo jo në kompetencat e GJKKO-së

Në ditët në vijim pritet që Gjykata Kushtetuese të japë komunikime të tjera mbi ecurinë e çështjes, e cila mbetet një nga më të rëndësishmet e muajve të fundit në raportin mes pushteteve dhe balancave institucionale në vend, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE