
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka përdorur sërish humorin për të kritikuar qeverinë në Kuvend, duke denoncuar rritjen e çmimit të karburanteve dhe situatën e vështirë në fshatrat e Lushnjës.
“Na jepni 2 fije elektrikë, se të gjithë fshatrat nga ora 19:00 deri në 08:00 janë pa drita. Na e zgjasni kabllin se po e hamë bukën mytras, mirë që ka zgjatur dita,” tha Korreshi, duke ironizuar mungesën e infrastrukturës.
Ai shtoi me ironi: “Rrofsh o qeveri që na e ngritët… naftën dhe na e bën jetën më të vështirë. Kjo rritje e naftës e vështirëson jetën e qytetarëve dhe fermerëve që rropaten në mbijetesë. Dilni në Europë, se në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë.”
Saimir Korreshi: Na jepni 2 fije elektrikë dhe ne nga Lushnja, se të gjithë fshatrat nga ora 7 e pasdites deri në 8 të mëngjesit janë pa drita, na e zgjasni dhe ne kabllin se po e hamë bukën mytras mirë që ka zgjatur dita.
Rrofsh moj qeveri që na e ngrite…naftën dhe na e bën jetën më të vështirë nga se e kemi. Kjo rritja e naftës e bën të vështirë jetën e qytetarëve dhe fermerëve, që rropaten në mbijetesë. Flasin këtu përfaqësuesit e qeverisë sikur nuk e dinë realitetin e nuk jetojmë në Lushnjë a në këtë vend. Nuk ka drita në fshatrat e Lushnjës gjithë natës. Thonë do hyjnë në “Uropë” se nuk e thonë saktë, se çfarë Europe. Dilni në Europë, se në Lushnjë ka mbaruar çdo gjë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
