
Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump, janë larguar nga Chequers me helikopterin presidencial Marine One, duke përmbyllur vizitën shtetërore në Mbretërinë e Bashkuar.
Vizita, e shoqëruar me momente bashkëpunimi por edhe mospajtime diplomatike, u mbyll me nënshkrimin e një “marrëveshjeje të re për prosperitetin teknologjik” mes dy vendeve.
Në një konferencë për shtyp të mbajtur pak para largimit, Trump komentoi për krizën e emigracionit nëpërmjet kanaleve detare, duke sugjeruar se kryeministri britanik Keir Starmer mund të përfshijë ushtrinë për të trajtuar situatën me anijet e vogla – një deklaratë që ka shkaktuar debat në politikën britanike.
Trump gjithashtu foli për raportet me presidentin rus Vladimir Putin, duke deklaruar se “më zhgënjeu”, ndërsa Starmer konfirmoi përpjekjet e përbashkëta të SHBA-së dhe Britanisë për të ushtruar presion diplomatik mbi Putinin, me synim arritjen e një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën.
Një pikë tjetër e ndjeshme e konferencës ishte çështja palestineze. Kur u pyet për planin e Starmer për të njohur një shtet palestinez, Trump u përgjigj se ka “një mosmarrëveshje me kryeministrin për këtë çështje”. Megjithatë, të dy udhëheqësit u shprehën të përmbajtur dhe nuk e thelluan më tej debatimin.
Pavarësisht tensioneve të lehta në fjalime, vizita u përmbyll me nota bashkëpunimi, me fokus në rritjen e lidhjeve teknologjike dhe ekonomike midis dy aleatëve të vjetër, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
