
Përplasja mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit ka dalë hapur gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PS. Ndërhyrjet e Spiropalit gjatë raportimeve dhe reagimi i drejtpërdrejtë i Ramës tregojnë tensione të forta mes tyre.
Konflikti mes Edi Ramës dhe Elisa Spiropalit ka dalë sheshit. Largimi i saj nga posti i ministres së Jashtme solli qejfmbetje, ndërsa zhvillimet e sotme tregojnë për një përplasje të hapur.
Edi Rama mblodhi sot grupin parlamentar të PS, ku raportoi drejtoresha e Kadastrës. Mirëpo mbledhja nuk ka shkuar dhe aq vaj.
Sipas burimeve, gjatë raportimit të Lorena Goxhobellit, Spiropali ndërhyri duke kërkuar ndryshim toni ndaj deputetëve. “Pak më shumë respekt për deputetët, mos na fol ashtu se jemi deputetë”, mësohet të ketë thënë ajo.
Në këtë pikë ndërhyri vetë Edi Rama. Sipas burimeve, ai iu drejtua Spiropalit me fjalët: “Ti në prezencën time nuk komunikon, sidomos kur unë jam këtu”.
Përplasja vijoi edhe gjatë prezantimit të strategjisë së komunikimit nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili. Teksa ajo fliste, Spiropali ka reaguar me të qeshur, ndërsa Ismaili iu drejtua: “Zonja Spiropali, nuk e di çfarë keni për të qeshur”.
Më pas Spiropali ka deklaruar “më fal”, teksa ka ndërhyrë sërish Rama: “Pse zgërdhihesh? Ti je më keq.” Përplasja mes Ismailit dhe Spiropalit nuk ka mbaruar me kaq, pasi ministrja e Shtetit ka këmbëngulur në kërkimin ndjese.
Po ashtu, edhe në një moment tjetër gjatë kohës kur Spiropali përdorte telefonin, ka pasur një tërheqje vëmendjeje nga Rama. Por ajo nuk i ka kthyer përgjigje fillimisht, por ka bërë disa mimika në fytyrë. Më pas i është kthyer Ramës: “Nëse ke diçka për të thënë thuaje”.
Ndërsa kryeminsitri i është përgjigjur: “Mos më provoko se do të nxjerr jashtë”.
Element tjetër interesant është se Elisa Spiropali ishte ulur në fund të sallës, krah Zegjine Çaushit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
