LAJME / E Enjte 25 Shtator 2025, 19:07

Provokimet në ajër, reagon Moska: Nëse rrëzohet një avion rus, do niste …

Pas provokimeve në ajër me avionët rusë që i afrohen kufijve të vendeve të NATO-s dhe mobilizimin e menjëhershëm të avionëve Perëndimorë, ka reaguar edhe Moska.

Ambasadori i Rusisë në Francë, Alexey Meshkov, ka paralajmëruar Perëndimin që rrëzimi i një avioni rus, do të ishte shpallje lufte.

“Çdo rrëzim i një avioni rus nga NATO në hapësirën e saj ajrore do të shkaktonte një luftë”, ka thënë ai.

Ky reagim erdhi pasi avionë ushtarakë të NATO-s dhe SHBA u mobilizuan menjëherë pasi avionë rusë fluturuan pranë kufirit të Danimarkës si dhe pranë Alaskës.

Dy ditë më parë, edhe Presidenti Trump u bëri thirrje vendeve të NATO-s që të rrëzojnë avionët rusë të cilët hyjnë në hapësirën ajrore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE