LAJME / E Diel 7 Qershor 2026, 13:01

Protestë në Lushnjë për gjendjen e spitalit, qytetarët marshojnë drejt bashkisë

Banorë të Lushnjës kanë dalë sot në protestë për të kundërshtuar gjendjen e spitalit të qytetit dhe mungesën e kushteve bazë në shërbimin shëndetësor.

Protesta është thirrur nga deputeti Saimir Korreshi, i cili u ka bërë thirrje qytetarëve të bashkohen për të ngritur zërin mbi situatën që ndodhet spitali.

Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë denoncuar mungesën e kushteve dhe problematikat që, sipas tyre, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve.

Protestuesit janë nisur në këmbë drejt bashkisë së qytetit, ku pritet të vijojnë protestën në shesh, duke kërkuar ndërhyrje dhe zgjidhje konkrete nga institucionet përgjegjëse, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE