LAJME / E Martë 24 Shkurt 2026, 09:09

Protesta e 28 shkurtit, Berisha: Do jetë më e

Partia Demokratike ka njoftuar një tjetër protestë kombëtare në 28 shkurt, që siç thotë Sali Berisha do të jetë ndryshe nga tubimet e mëparshme.

Sipas Sali Berishës, kjo do të jetë një nga kryengritjet paqësorë më të fuqishme që ka njohur vendi, duke deklaruar se “Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë”.

Berisha deklaroi se kryengritja do të kalojë në fazën e diversifikimit të aksioneve.

“Ndërkohë e dini, e shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin, revoltën e tyre, urrejtjen e tyre ndaj hajdutëve.

Dhe, do të jetë një revoltë, një kryengritje do të thosha më e fuqishmja që ka njohur vendi.

Nuk do jetë e llojit të atyre që keni parë. Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj.

Për të gjitha do informoheni në përputhje me vendimet që do merren. Por e shtuna është dita e triumfit të opozitës, e triumfit të shqiptarëve mbi hajdutët”, tha Berisha, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE