
Ish-kryetari i Parlamentit dhe një nga drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste në vitet e para të saj pas ndryshimit të emrit, Servet Pëllumbi njihej në radhët e të majtëve, por jo vetëm si “profesori” i socialistëve.
Detyra e tij më e rëndësishme shtetërore ishte ajo në periudhën 2002–2005 si kryetar i Kuvendit, të kontrolluar nga vetë socialistët, por në vitet e tyre të fundit përpara se të dilnin opozitë.
Servet Pëllumbi lindi në Korçë dhe pas viteve ’90, ai ka kandiduar në këtë zonë elektorale. Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Petersburgut dhe është titulluar atje doktor i shkencave në Letërsi. Nga viti 1960–1963, zoti Pëllumbi ka qenë pedagog në Institutin Pedagogjik në Korçë dhe më pas e ka ushtruar këtë profesion deri më 1977.
Që nga ky vit, zoti Pëllumbi është zgjedhur anëtar i Komitetit Drejtues së Partisë së Punës. Për gati tre vjet ka qenë pedagog në Universitetin e Tiranës.
Ndryshimet demokratike në vitin 1990 e pozicionuan Servet Pëllumbin në postin e nënkryetarit të PS, si pjesa konservatore e kësaj partie, përballë rrymës liberale të Fatos Nanos. Këtë post ai e mbajti deri në vitin 1996.
Ai ka udhëhequr fushatën e socialistëve për të kundërshtuar referendumin për Kushtetutën, referendum të cilin socialistët e fituan.
Pëllumbi ka qenë pedagog dhe më pas profesor në Universitetin e Tiranës, si dhe është autor i dhjetëra librave dhe studimeve në filozofi, politikë dhe demokraci, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
