LAJME / E Shtunë 29 Nëntor 2025, 22:10

Produksioni i BBVK u ‘kryqëzua’ pse vendosi këngën e Shpat Kasapit pas vdekjes, Alaudin Hamiti zbulon arsyen

Rrjeti ka shpërthyer në kritika lidhur me një moment të diskutueshëm në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova”, pikërisht në ditën kur u njoftua ndarja nga jeta e këngëtarit Shpat Kasapi.

Vendosja e këngëve të tij në shtëpi, ndërkohë që banorët (të cilët nuk dinin asgjë për tragjedinë) kërcenin dhe festonin, u cilësua nga një pjesë e madhe e publikut si mungesë ndjeshmërie ndaj dhimbjes së familjes.

Pas kësaj vale kritikash, moderatori Alaudin Hamiti ka reaguar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “Prime”.

Ai iu drejtua familjes së të ndjerit me një mesazh ngushëllimi dhe sqaroi vendimin e produksionit për të transmetuar muzikën e tij.

Hamiti theksoi se qëllimi nuk ishte mungesa e respektit, por e kundërta, duke argumentuar se: “pavarësisht rrethanave, muzika mbetet mënyra më e fuqishme për të mbajtur gjallë kujtimin e një artisti.”

Ky sqarim vjen si përpjekje për të qetësuar zërat kritikë dhe për të vendosur theksin te nderimi i trashëgimisë artistike që Shpat Kasapi la pas, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE